Fermeri i paemëruar nga Kina, e ka lidhur një ketër për shishen e birrës dhe e ka rrahur me shkop, si ndëshkim që ia vidhte drithërat.
Ky veprim ka ngjallur reagimin e mbrojtësve të të drejtave të kafshëve, që kërkuar të identifikohet ky njeri dhe të dënohet për veprimin e ekzagjeruar, transmeton Telegrafi.
“Pse po vjedhë te unë, kur nuk kam drithëra as për vete. Shko vjedh të kushërinjtë e mi të pasur”, dëgjohet duke thënë ai në sfond.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ai vuan nga ndonjë çrregullim mendor, teksa videoja është shpërndarë më mijëra herë, prej se është postuar gjatë fillimit të muajit. /Telegrafi/
https://youtu.be/lvHqcq4Ec8w