Telegrafi

Ketri i shëruar që u kthye sërish në natyrë, rrëmbehet menjëherë nga macja (Video)

Adoleshenti i njohur vetëm si Hoss nga Tennessee e Shteteve të Bashkuara, e kishte gjetur një ketër të lënduar dhe e dërgoi në shtëpi.

Prindërit e tij e dërguan te veterineri dhe u kujdesën disa ditë për të, ndërsa kur deshën ta kthejnë në natyrë iu ndodhi një e papritur, transmeton Telegrafi.

Macja tyre kërceu në pemë dhe e rrëmbeu menjëherë, për ta shqyer disa metra më larg.

“Shiko nga kamera dhe përshëndete Hoss”, dëgjohet duke thënë nëna në sfond, para se të niste të bërtiste ndaj masës së saj. /Telegrafi/