Telegrafi

Ketri gjen “babanë” e ri

Ketri i vogël, i emëruar Oakley Junior, ka krijuar marrëdhënie të veçantë me Mark Swift, pasi që ishte braktisur nga familja.

Në fakt, ketri i ka “fluturuar” në krahët e rojës 43-vjeçar në parkun e natyrës dhe pas disa përkëdheljeve janë bërë të pandashëm.

”Ia ofrova dorën dhe ai kërceu duke më shikuar me habi”, thotë Mark. ”Menjëherë ka filluar të ngjitet nëpër trupin tim”.

”Ka humbur familjen dhe mendon se unë jam babai i saj. Më shumë duket si majmun sesa ketër, dhe jam i bindur se mendon që është njeri”.

Oakley është bërë shumë i dashur për punëtorët e Central Park në Peterborough.