Site icon Telegrafi

Këto zgjedhje shënohen me më së paku kandidatë për deputetë

Këtë vit, numri i kandidatëve që kandidojnë për ulëse të deputetit në Kuvend, është më i ulëti që nga viti 2001. Zvogëlimi i numrit të kandidatëve për deputetë shihet si vendim pozitiv. Megjithatë, nuk përjashtohet fakti edhe i mundësisë së manipulimit të votave.

Numri i kandidatëve për të fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës për vitin 2017 është 970. Ky numër më 2001 ishte 1333. Bazuar në historikun e garës parlamentare zgjedhore, për çdo palë zgjedhje ishin garuar mbi një mijë kandidatë, raporton RTK.

Për zgjedhjet e 11 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar pesë Koalicioneve, 19 parti politike dhe dy nisma qytetare. /Telegrafi/

Exit mobile version