Gjithnjë e më shumë femra shkojnë te floktari me kërkesën për një model të tillë flokësh
Kur u shfaq ky trend në fillim të vitit të kaluar, ka shkaktuar mendime të ndara. Mirëpo, pas një viti, pothuajse të gjitha femrat e duan modelin e këtillë, transmeton Telegrafi.
E merrni me mend, po flasim për xhufkat e flokëve, të cilat e rrethojnë fytyrën.
Ky trend i pazakonshëm nënkupton që të mbahet ngjyra natyrale e flokëve, ndërkaq xhufkat e shndritshme nxirren vetëm afër fytyrës.
Shumë dama të famshme tashmë kanë bartur këtë trend duke shëtitur në rrugë dhe duket që çdo ditë e më shumë po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar.
Ky është një opsion i mirë për ato femra të cilat i duan ndryshimet, por nuk dëshirojnë të bëjnë ndryshim drastik dhe të prishin flokët e tyre duke i zbardhur.
/Telegrafi/