Nga veturat e vogla dhe të mesme deri në SUV elektrike klasik, viti 2020 do të jetë një vit i elektrifikimit për prodhuesit e makinave, transmeton Telegrafi.
Nëse dëshironi të blini një veturë të re, ka kaq shumë modele të veturave elektrike për të zgjedhur si kurrë më parë.
Nga veturat elektrike relativisht të përballueshme, kompakte si Opel Corsa ose Peugeot e-208 e deri tek E-SUV BMW iX3 ose Mercedes EQA, tani ekziston një gamë e gjerë e automjeteve elektrike.
Mbi të gjitha, do të nisë të VW ID.3 i pritur me padurim. Vetura elektrike e zhvilluar rishtas e Volkswagen Group hap kapitullin tjetër të madh në historinë e kompanisë pas Beetle dhe Golf.
Kjo është një përmbledhje e makinave elektrike që do të lansohen vitin e ardhshëm – sipas rendit alfabetik.
Aiways U5
Audi e-tron GT
BMW iX3
DS 3 Crossback E-Tense
E-Honda
Lexus UX 300e
Mazda MX-30
Mercedes EQA
Mercedes EQV
Mini Cooper SE
E-Opel Corsa
Peugeot e-208
Peugeot e-2008
Polestar 2
Seat Mii elektrik
Seat El-Born
E-Skoda Citigo
Tesla Model Y
Volvo XC40 Recharge
E-VW Up
VW ID.3 /Telegrafi/