Telegrafi

Këto veshje të gabuara ju bëjnë të dukeni akoma më e shkurtër se ç’jeni

Çdo gjatësi ka avantazhet dhe disavantazhet e saj, prandaj njerëzit janë gjithnjë duke kërkuar për diçka tjetër

Nëse do të donit të ishit më e gjatë, (përveç takave) shmangni gabimet që zgjedhjen e veshjeve. Është kaq e thjeshtë! – shkruan Marie Claire.

Qëndrimi dhe veshjet e gabuara të cilat vënë në pah gjatësinë e trupit, për më tepër të krijojë një iluzion tjetër.

1. Kujdes me këpucët!

Krijoni një dukje të gjatë vertikale dhe elegante brenda mundësive që keni, duke zgjedhur modelin e duhur. Këpucët me majë janë ato që ju duhen.

2. Vishni funde të shkurtra!

Sa më shumë të jetë e mundur! Minifundet do të krijojnë idenë e këmbëve më të gjata dhe rrjedhimisht do të dukeni e tillë.

3. Po i bëni njerëzit të shohin poshtë!

Për shembull, në të djathtë Selma do që ju të admironi buzëkuqin e saj dhe të mos merreni fare me gjatësinë. Kështu bëni dhe ju! Bëjini ata të merren me flokët, dekoltenë apo buzëkuqin tuaj.

4. Mbani çanta shumë të mëdha

Gjithçka duhet të jetë në proporcion, mos e harroni këtë rregull. Çanta të vogla për vajza me trup të vogël!

5. Flokët shumë të gjatë!

Trego më shumë lëkurë! Shumë flokë vetëm do t’ju prishnin punë. Gjej një prerje që i shkon për shtat fytyrës dhe trupit tënd.

6. Pantallonat e gjera dhe të gjata

Nëse keni vendosur që të vishni panatallona të gjera, bëjeni, vetëm më parë sigurohuni për diçka. Vishni këpucët me platformë dhe mos i tregoni ato. /Telegrafi/