Moti në Maqedoni ka ndryshuar dhe tani pritet që të ketë reshje të borës dhe shiut në disa lokalitete të ndryshme.
Temperaturat e ulta dhe mungesa e diellit kanë krijuar kushte që të ketë borë.
Krusheva, Mali Sharr, Mavrova dhe Llazaropole janë mbuluar me borë.
Edhe pse me nga dy centimetra trashësi, bora e bardhë i zbukuron këto vende.
Më ftohtë ka qenë në Mavrovë ku temperatura është ulur deri në -4 gradë Celsius. /Telegrafi/