Site icon Telegrafi

Këto vajza nuk janë pa edukatë, por kështu është moda e fundit (Foto)

Që fotot kanë modë këtë e kemi kuptuar që në hovin e Instagramit.

Mënyra se si postojmë, gjërat që zgjedhim për të pasur në sfond apo dhe çfarë do të veshim, janë të përcaktuara sipas rastit.

Kemi parë imazhe duke ngrënë, pa grimë, në tualet e lloj e soj të ndryshme. Tani është moda e fotove me të treguar gishtin e mesit.

E bëri e para Era Istrefi dhe u lutëm të mos ishte punë mode. Po pas saj edhe Dorina Gegiçi e në fund edhe Dafina Zeqiri.

Dafi dhe Era qëndrojnë shumë me të huaj dhe i marrin vesh trendet e reja përpara se të mbërrijnë deri në Shqipëri.

Kështu qenka tendenca po s`besojmë ta bëjnë të gjithë këtë. /Telegrafi/

Exit mobile version