Site icon Telegrafi

Këto ushtrime për gjuhë do të ndërpresin gërhitjen përgjithmonë!

Ushtrimi për gjuhën, me ndihmën e kësaj vegle, është shpresë e re për të gjithë ata gërhasin, por edhe për ata që flenë në një dhomë. Aktualisht këtë teknologji po e testojnë në Tajvan

Aparati “trajnues i muskujve të gjuhës” ka një gyp të vogël të mbushur me ajër në njërën anë. Fundin e gypit, i cili është i mbushur me ajër, gërhitësi e fut në gojë derisa e vë gjuhën në pozita të ndryshme, lart dhe poshtë.

Gjithë kohës gjuhën patjetër duhet ta mbani pranë aparatit duke e shtyrë lehtësisht në mënyrë që të tërheqë muskulin. Disa nga muskujt të cilët kontrollojnë gjuhën, janë të lidhur me muskujt dhe indet e fytit, transmeton Telegrafi.

Qëllimi është që me këto ushtrime të forcohen 8 muskuj të gjuhës në mënyrë që të pengohet lirimi i pjesës së rëndësishme të indit. Indi në gojë lirohet gjatë gjumit, si dhe gjuha.

Për shumicën e njerëzve, ky nuk është problem. Problem është te njerëzit me apne, të cilët dinë të ndalen së marri frymë edhe nga 10 sekonda, derisa të mos e kuptojë këtë truri dhe të dërgojë sinjal që muskujt të tendosen dhe që trupi të vazhdojë të marrë frymë normalisht.

Ushtrimet për gjuhën të cilat mund t’i bëni edhe vetë:

Ngrini majën e gjuhës deri te qiellza dhe kthejeni prapa. Përsëriteni 20 herë.

Lehtë thithni gjuhën në drejtim të fytit, duke e mbajtur lehtë gjuhën për qiellze. Përsëriteni 20 herë.

Hapeni gojën dhe detyrojeni pjesën e poshtme të gjuhës të qëndrojë në fund të gojës derisa maja e gjuhës prek dhëmbët e poshtëm. Përsëriteni 20 herë

Shqiptoni “Aaaaaa” bash sikur të jeni para mjekut. Përsëriteni 20 herë.

Lani duart dhe vendoseni gishtin tregues nga ana e brendshme e faqes dhe pak zgjateni nga poshtë. Kështu do të forconi indet e gojës. Përsëriteni 20 herë.

Përtypeni ushqimin në të dyja anët e gojës në mënyrë që muskujt e gojës të forcohen njësoj. /Telegrafi/

Exit mobile version