Çiftet që fejohen, zakonisht e shkruajnë emrin dhe datën në pjesën e brendshme të unazës.
Por, Maya dhe Eliad kanë bërë një punim të thjeshtë në unazat e tyre, i cili ka kuptim vetëm kur rrathët bashkohen, transmeton Telegrafi.
Meqenëse kjo është pëlqyer shumë, ata e kanë hapur një ueb-faqe, ku mund të porositen unaza që së bashku krijojnë zemrën, shenjën e enigmës, yllin dhe hënën, apo punime tjera.
Në këto unaza që kanë nga 14 karat ari, mund të kërkohen edhe inicialet e çiftit, që do t’i mbajnë këto rrathë për tërë jetën.
Për të blerë këto unaza, klientët duhet të paguajnë prej 300 euro, deri te rrathët special që kushtojnë afro 1,500 euro. /Telegrafi/