Site icon Telegrafi

Këto truqe do t’ju bëjnë të flini si qengj

Pagjumësia kohëve të fundit është bërë problem shumë i zakonshëm dhe po ndikon negativisht në jetën e miliona njerëzve.

Zakonisht, shkaktarët e pagjumësisë janë streset e mëdha në jetë, si humbja e punës, vdekja e ndonjë të afërmi, divorci etj, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, shkaktarë tjerë janë edhe sëmundjet e ndryshme, disa ilaçe të caktuara, ambienti, interferenca në orarin e rregullt të gjumit etj.

Sidoqoftë, më poshtë i keni të listuara pesë truqe të cilat do t’ju mundësojnë të bëni gjumin më të mirë ndonjëherë, nëse veç keni probleme me pagjumësi.

– Pak para se të shkoni në shtrat pini lëng limoni për të përmirësuar kualitetin e gjumit.

– Teknika 4-7-8 jua mundëson të flini brenda një minute. Merrni frymë për katër sekonda, mbajeni frymën për shtatë sekonda, pastaj lëshojeni frymën për tetë sekonda. Këtë e përsëritni tri deri në katër herë.

– Nëse shkruani ditar personal në fund të ditës, kjo do t’ju mundësoj të keni mendime më të qarta dhe gjumi do të jetë më i lehtë.

– Shmangni përdorimin e paisjeve elektronike si celulari, laptopi etj., para se të shkoni të flini, pasi që drita e tyre ndikon në trurin tuaj. Relaksoni sytë dhe bëni gjumë të mirë.

– Dushi i nxehtë para kohës së gjumit e qetëson trupin dhe ju përgatit për gjumë. /Telegrafi/

Exit mobile version