int(1) Këto trinjake i kanë nga ‘katër vjet’ megjithëse kanë lindur në vitin 2000 (Foto) - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Këto trinjake i kanë nga ‘katër vjet’ megjithëse kanë lindur në vitin 2000 (Foto)

Për motrat e lindura në Birmingham të Anglisë, kjo është hera e katërt, që ato festojnë pikërisht në ditën e lindjes.

Savannah, Alicia dhe India Phillips kanë lindur më 29 shkurt të vitit 2000, ndërsa pretendojnë e i kanë ‘kapërcyer’ 12 ditëlindje.

Këtë vit, ato do të organizojnë një aheng të madh, me familjar dhe shoqëri, për të shënuar ditëlindjen e 16-të, transmeton Telegrafi.

Kjo është hera e parë pas katër vitesh, që ato festojnë në ditën e lindjes, që nuk do të ndodhë më, derisa të mbushin 20 vjet.

“Njerëzit nuk e kuptojmë si ndihemi ne, që kemi lindur në një datë, që shfaqet vetëm një herë në katër vite” ka thënë Alicia.

“Ne festojmë në fund të shkurtit, apo në fillim të marsit, andaj sot është një ditë e veçantë.”

Ndryshe, trinjaket e lindura në vitin e brishtë, e kanë edhe një veçanti.

Ato janë brune, zeshkane dhe bionde që kanë shprehi dhe dëshira që nuk ngjasojnë mes vete. /Telegrafi/

Exit mobile version