Seksi mund të jetë tejet i kënaqshëm dhe i mirë për dy palët, por nëse nuk bëhet siç duhet, ai mund të shkaktojë dëme serioze – veçanërisht tek meshkujt.
Disa nga pozicionet më të rrezikshme të seksit mund të rezultojnë në thyerje të penisit, e cila është e rrallë, por shkakton dhimbje të padurueshme, transmeton Telegrafi.
Gruaja përmbi
Kjo pozitë mund të jetë emëruar si ndër më të mirat për orgazmën femërore, por mund të jetë shumë e rrezikshme për meshkujt. Sipas studimit të kryer në Brazil, gruaja përmbi është fajtore për gjysmën e rasteve ku meshkujt kanë përfunduar me frakturë penisi.
Kjo për shkak se kur gruaja është në kontroll dhe e ka tërë peshën e trupit prapa saj, mashkulli është i paaftë të ndalojë gjatë “penetrimit të gabuar”.
‘Dera e pasme’ është e rrezikshme për meshkujt sepse krijon presion të madh në penis, gjë që e rritë rrezikun e lëndimeve serioze. Veç kësaj,
Masturbimi…
Pak vet-kënaqësi nuk e ka lënduar askënd deri tash, apo jo?
Në fakt, masturbimi i tepërt apo masturbimi i gabuar mund të shpijë në thyerje të penisit. Veç kësaj, rrethanat e rrezikshme dhe përdorimi i mjeteve të ndryshme për masturbim duhet të shmanget.
P.sh., një mashkull kishte përfunduar me frakturë në penis pasi që kishte qenë duke masturbuar gjatë ngasjes. /Telegrafi/