Site icon Telegrafi

Këto tri arsye mund të kenë shkaktuar sulmet në Stamboll?

Turqia ka arritur të rilidhë marrëveshje diplomatike me Izraelin.

Dhe sipas televizionit amerikan, CNN, kjo ka mundur të motivojë edhe ekstremistët turq që të kryejnë sulme terroriste.

Një pistë tjetër mund të jetë edhe paralajmërimet e organizatës terroriste ISIS se do të përgjaken rrugët e shtetit turk, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu mund të jetë edhe një sulm i radhës i organizatës terroriste kurde, PKK.

Kujtojmë se deri më tani janë konfirmuar 28 të vdekur, 60 të plagosur pas një sulmi në aeroportin e Stambollit, “Ataturk”. /Telegrafi/

Exit mobile version