Site icon Telegrafi

Këto trende të grimit nuk dalin asnjëherë nga moda

Shkëlqimi i fytyrës, ngjyrat toksike dhe disa forma të çuditshme të vetullave-moda shkon dhe vjen, por disa pamje klasike gjithmonë do të qëndrojnë

Nuk është keq të ndiqni trendet, por kur ato ndryshojnë shumë shpejt mund të përfundoni me një grumbull rrobash ose produktesh kozmetike që nuk do t’i përdorni më.

Në mënyrë që të mos i harxhoni paratë tuaja dhe të dukeni bukur në të njëjtën kohë, është më mirë të investoni në disa detaje që nuk dalin asnjëherë nga moda.

Këto testohen nga vetë koha dhe gjithmonë do të jenë në modë, pavarësisht sa ndryshon ajo.

Grimi natyral

Bukuria natyrore do të jetë gjithmonë në modë. Sekreti është i thjeshtë: nëse vendosni buzëkuq të kuq sytë duhet të jenë të pastër. Përdorni një ngjyrë të syve që është pothuajse e njëjtë me tonin e lëkurës suaj.

“Smokey eye”

Një nga pamjet më klasike të grimit janë “smokey eye”. Zgjidhni një ngjyrë të syve sipas shijes suaj, shtoni shkëlqim dhe kombinojeni atë me buzëkuqin tuaj të preferuar.

Buzët klasike të kuqe

Përgjatë dekadave, buza e kuqe klasike preferohet nga adhuruesit e modës në të gjithë botën. Ajo u bë e njohur falë Marilyn Monroe dhe buzët e kuqe kanë qëndruar në modë që nga ajo kohë. Gjëja më e rëndësishme për të kujtuar kur vendosni buzëkuq të kuq është që ta zgjidhni atë sipas tonit të lëkurës suaj. Në këtë mënyrë do të dukeni të mrekullueshme dhe jo si një kloun.

Sytë e maceve

Një tjetër trend klasik që ka mbetur nga epoka e artë e Hollywood është peneli, shkruan Class. Kjo vijë e zezë dhe elegante jep pamjen e vërtetë të maces. Ju mund të eksperimentoni dhe të përdorni një ngjyrë të zezë mat dhe të krijoni vijën duke përdorur shkëlqim.

Vetulla të trasha

Në një botë që gjithmonë ndryshon, vetullat nuk mund të lihen pa u vënë re. Ato kanë pasur kaq shumë ndryshime: nga linjat super të holla deri tek një pamje më e natyrshme. Trendi që vazhdon dhe pëlqehet për vite me radhë janë vetullat e trasha. /Telegrafi/

Exit mobile version