Site icon Telegrafi

Këto të dhëna mund të jenë interesante, por edhe befasuese: Sa kalori kanë frutat arrore!

Adhuruesit e këtyre frutave duhet ta dinë këtë gjë

Madje edhe nëse nuk jeni adhurues të mëdhenj të këtyre llojeve të frutave, këto të dhëna do të mund t’ju duken interesante.

Kemi gjetur këtë tabelë interesante me listën e dhjetëra llojeve të frutave arrore me të dhënave se secila nga to (kur i bëjmë bashkë në pjatë prej nga disa kokrrash) sa kalori kanë.

Natyrisht kaloritë pak a shumë mund të oscilojnë varësisht nga ajo se ku i keni blerë cilat fruta arrore dhe çfarë janë dhe me çka janë trajtuar, mirëpo parimisht këto janë të dhëna mjaft konkrete.

Pra, shikoni se sa disa fruta arrore saktësisht kanë kalori, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, mos u befasoni, sepse, edhe pse disa nga këto të dhëna mund të tingëllojnë si shumë kalori, këto megjithatë janë kalori shumë më të shëndetshme nga ato të cilat i merrni duke ngrënë çips, patate të fërguara apo bonbone.

Bademet pa shtojca kripe (14 kokrra) = 97 kalori.

Bademet e fërguara, të kriposura (14 kokrra) – 98 kalori.

Arra të vogla të thata braziliane (3 kokrra) – 93 kalori.

Arrat e vogla indiane (10 kokrra) = 98 kalori.

Arrat e vogla indiane të fërguara në vaj (9 kokrra = 96 kalori. Lajthitë (10 kokrra) = 102 kalori.

Makadamia (5 kokrra) = 102 kalori.

Arra makadamie të vogla të thata, të fërguara (5 kokrra) 102 kalori.

Kikiriku (17 kokrra) – 99 kalori.

Kikirikë të njelmët të fërguar në vaj (16 kokrra) – 96 kalori. Fëstëk (77 kokrra) = 100 kalori.

Shqindi i thatë i fërguar (29 kokrra) = 99 kalori.

Shqind i njelmët i fërguar në vaj (29 kokrra) = 99 kalori.

Arrat (13 kokrra) = 104 kalori.

/Telegrafi/

Exit mobile version