Telegrafi

Këto super-vetura, kushtojnë më shtrenjtë sot se kur dolën në treg (Foto)

Kur del në treg për herë të parë, vetura ka një çmim shumë të lartë. Por, pas disa vitesh dhe mijëra kilometrash, çmimi i saj ulet shumë.

Por, njëjtë nuk ndodhë vetëm me makinat e vjetra klasike, që janë shumë të mirëmbajtura dhe të rralla,  transmeton Telegrafi.

Në këtë rast, CarBuzz sjellë pesë vetura që nuk janë më të vjetra se pesë vjet e që kushtojnë më shtrenjtë se kur dolën nga prodhimi.

Mercedes-Benz SLS AMG me dyer që grihen lartë kur hapen, ka dalë në treg me çmim që fillonte prej 275 mijë dollarësh. Por, meqenëse kjo veturë është shumë e rrallë, klientët po japin nga 355 mijë deri në 499 mijë dollarë për një model të tillë.

Në vitin 2011, BMW e ka prodhuar modelin 1 Series M që kushtonte 45 mijë dollarë. Kjo veturë është shoqëruar me shumë kritika, sepse njohësit e makinave mendonin se kompania nuk është përkushtuar shumë në punimin e kësaj makine. Por, pas pesë vitesh, entuziastët e BMW-së po paguajnë dyfishin e çmimit për një ekzemplar të tillë.

Porsche 911 GT3 RS 4.0 që kishte dalë në shitje para pesë vitesh, kushtonte 185,950 dollarë. Mirëpo, duke marrë parasysh që ky edicion i limituar u pëlqye shumë, vlera tij është rritur. Për të pasur një model të tillë, duhet të paguhet duke filluar nga 400 mijë dollarë, ndërsa lista me persona që kanë dhënë më shumë është shumë e madhe.

Të gjithë Ferrarit janë të shtrenjtë dhe specialë, por blerësit e modelit 458 Speciale ia kanë siguruar vetit një pasuri të madhe. Kjo makinë e mahnitshme e prodhuesit italian, është aq e kërkuar sa që vlera e saj arrin deri në 849,458 dollarë.

Ky McLaren P1 është në mesin e 375 veturave të tilla që janë prodhuar nga kompania, ndërsa tani mund të gjinden vetëm dy. Super-vetura që dikur kushtonte 1.15 milion dollarë, tani kushton 2.3 milionë dollarë që është dyfishi i çmimit të blerë. Duke marrë parasysh që kërkesat janë enorme, mund të thuhet se për këtë makinë mund të ofrohen deri në pesë milionë dollarë. /Telegrafi/