Telegrafi

Këto stile flokësh do të jenë më të popullarizuara se të gjitha të tjerat: Të gjitha janë praktike, të thjeshta dhe do t’i adhuroni!

Floktarët botërorë për 2020-n kanë lajmëruar kthim të retro-stileve, ndërkaq theksi është vënë në lozje me gjatësinë dhe formën

Kështu në trendin kryesor do të jenë versionet moderne piksi dhe bob, gjë që posaçërisht do t’u pëlqejnë damave të cilat preferojnë flokë më të shkurtër, mirëpo edhe flokët e prerë rrafsh që theksojnë mbushullim dhe u japin vëllim flokëve, transmeton Telegrafi.

Në vazhdim shikoni cilat stile flokësh janë konsideruar si më të popullarizuarat:

Shag modern

Stili shag i flokëve është karakteristik për xhufka të çrregullta gjatësish të ndryshme, të cilat japin efekt të flokëve të bujshme dhe u rrinë perfekt femrave me vija ovale të fytyrës.

Balluke të shkurtra

Edhe pse gradualisht po kthehen në skenë, balluket e shkurtra dhe të rrafshëta gjithnjë e më shumë po e pushtojnë vëmendjen.

Meqenëse e zbukurojnë fytyrën, shkëlqyeshëm u rrinë damave me gjatësi të shkurtër dhe mesatare të flokëve dhe më e rëndësishmja nga të gjitha – shumë thjesht stilizohen.

Piksi i ri

Në sezonin që është para nesh floktarët na kanë prezantuar mënyrën e re, e cila ka të bëjë me gjatësinë.

Pra, poenta është që flokët të jenë sa më të shkurtër, por edhe që të formohet imtësisht çdo xhufkë flokësh, në atë mënyrë do të rrumbullakojë perfekt fytyrën.

Flokët me gjatësi të njëjtë

Flokët me gjatësi të njëjtë janë më lehtë për mirëmbajtje, formohen në mënyrë të përsosur dhe zgjasin fytyrën. Njëherësh janë të shkëlqyeshme për damat të cilat kanë flokë të rrallë, sepse vizualisht do t’i bëjnë flokët tuaja më të bujshme.

Këshillohet që të shtoni serum për shkëlqim flokësh në mënyrë që të duken edhe më të shkëlqyeshëm.

Bob i ri

Stili bob i flokëve është ideal për damat të cilat kanë flokë të shkurtër.

Kërkon pak më shumë shkathtësi me rastin e stilizimit, sepse flokët duhet që më parë të rrafshohen me tharëse, pastaj me ndihmën e brushës së rrumbullakët përpunohen me tharëse në mënyrë që skajet të shkojnë drejt fytyrës.

/Telegrafi/