Copëzat e gjaku të mpiksur
Është e shpifur dhe njëkohësisht e frikshme, por jo anormale. Gjaku që qëndron në vagjinë mpikset dhe del ndryshe nga pjesa tjetër që thjesht rrjedh.
Periodat që ndalojnë papritur
Kjo mund të ndodhë për shkaqe të ndryshme por kryesisht për faktin që nuk ka ndodhur ovulimi në atë cikël. Nuk është arsye për t’u shqetësuar.
Aroma e keqe
Një nga pjesët më bezdisëse të periodave. Por për ta shmangur sa më shumë, mundohuni t’i ndërroni pecetat intime ose tamponët sa më shpesh.
Një rrjedhje e papritur në momentin që ngriheni
Nëse keni qëndruar për një kohë të gjatë shtrirë ose ulur, gjaku është grumbulluar në vagjinë dhe në momentin që çoheni, ai do të dalë normalisht.