Koagulimi i gjakut apo trombi mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshëm për jetën, nga rrugët e gjakut përhapen nëpër gjithë trupin dhe mund të sulmojnë zemrën, trurin dhe organet e tjera dhe të çojnë deri në fatalitet
Kur koagulimi i gjakut mbyll arteriet, truri, zemra dhe mushkëritë nuk mund të furnizohen me oksigjen dhe për këtë shkak ndodh sulmi në zemër apo në tru, transmeton Telegrafi.
Edhe pse shumica e rasteve mund të pengohet, koagulimi i gjakut paraqet problem serioz për shëndetin publik, i cili vret qindra e mijëra persona të rritur çdo vit.
Këto simptoma janë shenjë që është koha të kërkoni ndihmën e mjekut: Kur formohet trombi në duar dhe në këmbë, thellë nën lëkurë, kjo quhet trombozë e thellë venoze.
Ky është rrezik, sepse koagulimi mund të shkojë nga zemra deri te mushkëritë. Deri te trombozat e thella venoze mund të shkojë nëse një kohë të gjatë nuk keni lëvizur.
Simptomat për alarm janë këto:
Ënjtja: Mund të ndodhë në të njëjtin vend ku koagulimi është zhvilluar apo në gjithë këmbën apo në dorë.
Ndryshimi i ngjyrës: Mund të vëreni që duart apo këmbët ju kanë marrë ngjyrë të kuqe apo të kaltër.
Dhembja: Derisa gjendja do të përkeqësohet, do të ndieni më shumë dhimbje. Ndjenja mund të sillet nga dhembje të topitura deri te ato intensive.
Merrni frymë me vështirësi: Nëse ndodh kjo, do të thotë që koagulimi është zhvendosur nga duart apo këmbët në mushkëri. Mund të shfaqet edhe kollë e fortë apo gjak me rastin e kollitjes.
Ngërçe në pjesën e poshtme të këmbës: Kjo ndjenjë shfaqet nëse koagulimi është në këmbë.
Kur koagulimi i gjakut gjendet në afërsi të zemrës shfaqen këto simptoma:
▪ Dhembje e fortë në duar dhe në gjoks,
▪ Djersitje,
▪ Frymëmarrje e vështirësuar.
Vështirësitë me frymëmarrjen dhe djersitja shfaqen kur trombi gjendet në afërsi të mushkërive dhe quhet emboli e mushkërive.
Veç kësaj, edhe këto mund të jenë alarm:
▪ Dhembje të madhe në mushkëri,
▪ Kolla,
▪ Marramendja.
Fatkeqësisht, koagulimi i gjakut mund të arrijë edhe deri te truri dhe të shkaktojë sulm në tru.
Kujdes këto simptoma:
▪ Vështirësi me shikimin dhe të folurit,
▪ Dobësia.
/Telegrafi/