Site icon Telegrafi

Këto shtete njohin patentë shoferin e Maqedonisë

Kosova dhe Maqedonia do t’i njohin patentat e shoferëve në mënyrë reciproke. Qeveria e Maqedonisë e ka miratuar raporin e bisedimeve ndërmjet dy shteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani MPB-ja ka marrëveshje të këtillë reciproke me Italinë, Spanjën, Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi.

Në bazë të Konventës së Vjenës për komunikacion rrugor (1968), Maqedonia ka njohje reciproke të patentë shoferëve edhe me Bullgarinë, Kroacinë, Slloveninë, Rumaninë, Hungarinë, Belgjikën, si edhe me Austrinë (për kategorinë B).

Patenta e shoferit të Maqedonisë nuk vlen për Gjermani, megjithëse u paralajmërua një gjë e këtillë.

Përndryshe, MPB-ja ka bërë kërkesë edhe për 29 shtete tjera që të ketë njohje reciproke të patentë shoferëve, sipas Konventës së Vjenës./Telegrafi/

Exit mobile version