Përderisa ajo është komode dhe pastër, gjithçka që veshë, duhet të shkoj përshtati rehatisë së saj dhe të fëmijës që e mbanë.
Por, në ditët e sotme, të jesh shtatzënë, është një detyrë e vështirë, transmeton Telegrafi.
Përpos problemeve që sjellë shtatzënësia, dukja e jashtme po vendoset në rend të parë.
Taket e larta, fustanet e ngushtë dhe hapjet e ekzagjeruar të gjoksit dhe këmbëve, janë bërë parësore tek shtatzënat e famshme.
Madje, veshjet e tyre janë bërë aq interesante, sa që po shikohen me vëmendje më shumë se të rejat në film apo muzikë.
Mirëpo, shumë gra po kërkojnë të kthehen fustanet e lirë dhe këpucët e sheshta, ndërsa vëmendja t’i kthehet bebes dhe lindjes.