Telegrafi

Këto shkrepëse nuk fiken as në ujë e as në baltë! (Video)

UCO Stormproof janë krijuar me një mbështjellje unike, e cila digjet në kushte shumë të pafavorshme dhe rindizet kur bie në kontakt me oksigjen.

Këto shkrepëse kanë kaluar nëpër testime të ashpra, për të vërtetuar se janë gati të lansohen në treg, si mjet për ndezje edhe në kushte ekstreme, transmeton Telegrafi.

Kompania që ka 44-vjet përvojë në prodhimin e pajisjeve që përdoren në natyrë, garanton se të 25 fijet do të vazhdojnë të ndizen, pa marrë parasysh ambientin. /Telegrafi/