Telegrafi

Këto rrobe trendi për verë, patjetër duhet t’i keni

Fundet e shkurtra ngjyrë pjeshke, fustanet e gjatë shumëngjyrëshe, pantallonat e shkurtër dhe fundet, janë po ashtu të popullarizuara këtyre ditëve, transmeton Telegrafi. Ju mund t’i vishni këto fustane, në ceremoni speciale, siç janë dasmat apo edhe në ndeja të ndryshme.

Veshjet për plazh

Këto veshje kanë dizajn të egër, si funde me lule, qoftë të gjatë apo të shkurtër. Mund të shihni se, këto veshje janë me hije shumëngjyrëshe. Ju mund t’i vishni këto fustane, nëse dilni për ndonjë koktej, e po ashtu edhe për ndonjë takim të ndryshëm gjatë ditës.

Rrobe të gjata dhe të shkurtra me xhinse

Adoleshentet i duan këto veshje, kur duan të dalin dhe të bëjnë qejf. Rrobat me pika, janë të zakonshme tek vajzat e reja. Ngjyra e bardhë, është shumë e pranishme në sezonin e ngrohtë. I jep një pamje suptile personalitetit tënd. Ne, gjithashtu, kemi dëshirë të veshim rrobe të bardha me pantallona të shkurtër.

Fustane të zakonshme dhe të thjeshta

Fustane të thjeshta me ngjyrë të zezë, janë shumë të pranishme tek femrat e reja, e posaçërisht adoleshentet. Nëse kombinohet mirë me çantë, aksesorë dhe grim veror, ju japin një pamje të çiltër dhe mbresëlënëse. Këto funde të shkurtra, do të ju japin një pamje të nxehtë dhe seksi, për të vallëzuar në ndonjë ndejë gjatë natës.

Fustan i lëshuar me ngjyra

Këto fustane me lule, kanë tone të mahnitshme ngjyrash, në material me rruaza apo në mëndafsh. Fustanet që kanë një gërshetim mes elegantes dhe stilit boho, i japin një lajkatim të madh pamjes. /Telegrafi/