Site icon Telegrafi

Këto plazhe mahnitëse janë në Shqipëri, jo në Maldive (Foto)

Pamjet e mrekullueshme do t’u lënë pa fjalë për bukuritë e magjishme të disa plazheve të Shqipërisë.

Duke qenë se është edhe periudhë pushimesh verore, Shqipëria është e mbushur plot me mundësi eksplorimi dhe zbavitjeje, përveç turizmit tradicional balnear të të shëllyerit në plazh me orë të tëra nën rrezet e diellit.

Shpella, gjire të virgjëra, vendndodhje historike, parqe arkeologjike, e kala e kisha të lashta.

Mjafton dëshira për t’i vizituar.

Këto foto janë bërë në vende të pashkelura si në Karaburun, Shën Vasil, Shën Jani, Shpella e Haxhi Alisë, Kepi i Gjuzës, Dhërmi, Drimadhes, Perivolos, Shën Andrea, Palasë, Gjiri i Gramës, Gjipe, Shpella e Piratëve, Jalë, Gjiri i Akumariumit, Kalaja e Himares, Himarë, Llaman, Kalaja e Porto Palermos, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version