Të ikësh nga policia nuk është kurrë një ide e mirë dhe kjo është veçanërisht e vërtetë nëse nuk jeni saktësisht “një shofer profesionist” pas timonit.
Megjithatë, kjo nuk e pengoi këtë njeri të përpiqej të provonte fatin e tij, përcjell Telegrafi.
Videoja e shkurtër në rrjetet sociale tregon policinë në ndjekje të tij.
Dhe pavarësisht disa lëvizjeve të suksesshme, shoferi “shkakton një kaos në komunikacion”. /Telegrafi/