Site icon Telegrafi

Këto pamje i japin kuptimin e plotë fjalës përmbytje (Video)

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, janë mbyllur shkollat për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, që për disa orë ndërprenë edhe trafikun ajror në aeroportin e Abu Dabit.

Duket marrë parasysh se kjo stuhi pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme, nxënësit nesër nuk do të shkojnë në shkollë, transmeton Telegrafi.

Gjatë orëve të pasdites kanë rifilluar fluturimet nga aeroporti i Abu Dabit, që gjatë mëngjesit ishin anuluar.

Në aeroportin ndërkombëtar në Dubai, gjithashtu është paralizuar trafiku ajror, duke krijuar kështu vonesa dhe tollovi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=RrTmG7TN1eg

Exit mobile version