Telegrafi

Këto pamje janë pjesë e garës, për fotografinë me komike me kafshë (Foto)

 Fotografë nga vende të ndryshme të botës, po publikojnë imazhet e tyre për çmimin për Fotografinë Komike të Botës së Egër.

Rosa që bërtet dhe ariu që përshëndetë me dorë, janë disa nga 800 fotografitë që tashmë janë dërguar, transmeton Telegrafi.

Kanë mbetur edhe disa ditë për të marrë pjesë në këtë festival, e më pas do të bëhen të ditur 40 finalistët.

Fituesit e edicionit të parë do të bëhen të ditur më 11 nëntor.

Fotografi që zë vendin e parë, do të fitojë udhëtim njëjavor në Tanzani dhe do t’i dhurohet një aparat Nikon D750. /Telegrafi/

Këto pamje janë pjesë e garës, për fotografinë me komike me kafshë DETAJET (FOTO): http://telegra.fi/1YMHXvq

Posted by Telegrafi.com on Tuesday, September 29, 2015