Site icon Telegrafi

Këto ndryshime në dukje të padëmshme në sjellje mund të jenë simptomat më të hershme të tumorit në tru!

Tumori i trurit është një diagnozë që shkakton ndryshime të mëdha në humorin dhe sjelljen e pacientit, por dihet më pak se edhe para diagnozës pacienti mund të sillet ndryshe

Diagnoza duhet të bëhet, edhe pse simptomat e tjera të sëmundjes së rrezikshme nuk janë shfaqur.

Ndryshimet e vogla psikologjike mund të jenë simptomë e një tumori të trurit, transmeton Telegrafi.

Kur, për shembull, një person fillon të tregojë barsoleta që nuk janë karakteristike për të ose shfaq sjellje ose tipare që nuk ishin karakteristike për të deri atëherë, këto janë simptomat e para që shpesh anashkalohen.

Zakonisht ndryshimet shpjegohen me disa arsye të tjera, sepse ndoshta dikush ka pasur një vdekje, ose është grindur me bashkëshorten.

Ndryshimet e sjelljes ndodhin kryesisht për shkak se tumori shtyp një pjesë të caktuar të trurit ose shkakton ënjtjen e tij. Ndikon edhe në gjëndrën e hipofizës, e cila ndikon në humor, duke shkaktuar mungesë ose tepricë të hormoneve.

Ndryshimet e sjelljes mund të ndryshojnë në lloj edhe intensiteti – nga melankolia e lehtë, përmes apatisë deri tek agresioni.

Pasi diagnostikohet me një tumor në tru, pacienti mund të jetë edhe më i paqëndrueshëm mendërisht.

Kimioterapia dhe trajtimet e tjera mund të kenë efekte të ngjashme.

Sigurisht, jo çdo ndryshim në sjellje është simptomë e një tumori të trurit. Stresi, lodhja, çekuilibri hormonal gjithashtu çojnë në ndryshime dhe nuk duhet të përjashtohet mundësia e çrregullimeve të rënda mendore si ankthi, çmenduria apo skizofrenia. /Telegrafi/

Exit mobile version