Telegrafi

Këto lloje të helikopterëve janë zhdukur në Turqi (Foto)

CNN Turk ka raportuar se janë zhdukur së paku 42 helikopterë në Turqi.

Kjo, sipas disa medieve turke, shton frikën për nxitjen e një grusht shteti të ri ushtarak kundër Recep Tayyip Erdoganit.

Lexo po ashtu Zhduken 42 helikopterë, dyshohet për puç të ri kundër Erdoganit?

Të gjitha këta helikopterë mungojnë në bazën ushtarake Incirlik, në afërsi të qytetit të Adanas, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Fikri Isik, ka mohuar informacionet për zhdukjet e tilla, ndërsa organet tjera pohojnë se Qeveria ka kontrollin në vend.

Vlen të theksohet se shteti turk ka 445 helikopterë sipas raportit të këtij viti të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

Së paku 265 persona të vrarë, 2000 të lënduar dhe afro 6000 mijë të arrestuar më vonë.

Më poshtë keni disa prej llojeve të helikopterit që mendohet se janë rrëmbyer gjatë grusht shtetit të së premtes në shtetin turk. /Telegrafi/

ARE AS-332 COUGAR

S-70 TRANSPORTER

A1 SUPER COBRA