Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Lagjja Bregu i Diellit, Aktash (blloku i fundit), Mati 1 dhe Lagjja e Spitalit, sot do të mbesin pa ujë të pijshëm.
Ndërsa, pjesët të cilat do të kenë çrregullime të lehta të furnizimit me ujë të pijshëm, janë: Lagjja Ulpiana, Tasligje, Taukbashqe, Kolovica dhe Sofalia në Prishtinë.
Kështu thuhet në një njoftim të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ku theksohet se duke filluar nga ora 09:00, do të realizohen disa punime teknike në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.