Numri i deputeteve femra në Parlamentin e Shqipërisë është rritur dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme për vendin duke treguar se është më afër vendeve evropiane që gjithmonë i shohim si shembull, por edhe një hap shumë i rëndësishëm në jetën sociale të vendit.
Esmeralda Shkjau
Është një nga anëtaret e Partisë Socialiste, është diplomuar për Menaxhim biznesi. E nisi rrugëtimin e saj në politikë si koordinatore e rrjetit të vullnetarëve të Partisë Socialiste, qarku Durrës, deri te betimi si Deputete e Kuvendit. Është një nga femrat më të bukura të Partisë Socialiste.
Mimi Kodheli
Është diplomuar për Financa, si dhe ka një master në Administrim Biznesi nga Universiteti Lincoln. E pozicionuar në postin e ministres së Mbrojtjes, është gruaja e parë që vendoset në një post të tillë në Shqipëri. Gjithmonë ka ditur të mbajë larg jetës së familjes politikën. “E ruaj dashurinë me mënyrën si sillem, që nuk është një mënyrë pa emocione, as banale, është një mënyrë intriguese. Unë kam emocione të forta dhe i shfaq dhe gjithmonë i jam dedikuar familjes. Bëj rolin e gruas, nënës. Nuk sjell në familje ministren”, ka thënë ajo në një intervistë, raporton revista Class.
Elisa Spiropali
E cilësuar si një drejtuese kurajoze e institucioneve publike, Elisa është një politikane, por edhe një nënë e përkushtuar. Ish-drejtoresha e Doganave ka një familje shumë të bukur dhe një vajzë të vogël me emrin Nalta, të cilës ka vendosur t’ia kushtojë gjithë kohën e saj.
Arta Dade
Gruaja e parë në Shqipëri që ka mbajtur detyrën e ministres së Punëve të Jashtme. Ka punuar si pedagoge në departamentin e Gjuhëve të Huaja, në Universitetin e Tiranës. Një nga anëtaret më të njohura të Partisë Socialiste, jo vetëm në fushën politike, por njëkohësisht edhe paraqitjen e saj, gjithmonë zyrtare dhe me klas. Gjithashtu, është emëruar edhe zëvendëskryetare e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë.