Gjetja e ngjyrës së flokëve që na përshtatet më shumë është një sfidë për të gjitha moshat
Secila prej nesh e do stilizimin e flokëve që na kthen vetëbesimin dhe na bën të dukemi më atraktive dhe më të bukura.
Në vazhdim zbuloni cilat janë ato 4 ngjyrat më të mira për flokët për femrat e moshës mbi pesëdhjetë vjet, sepse i bëjnë të duken më të reja, por edhe të kenë flokë me shkëlqim për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.
E artë me nota frutash
Duke u plakur, lëkura dhe flokët tona humbin shkëlqimin natyral. A ka mënyra më të mira për t’ua rikthyer shkëlqimin se sa me nota të arta dhe nota frutash? E arta i jep fytyrës suaj shkëlqim rinor, ndërsa disa tone dredhëzash japin dukje gjallërie. Zgjedhje ideale për biondet dhe flokëkuqet!
Kuqërreme
Nuanca e pasur me ngjyrë gështenjë zbukuron si zeshkanet ashtu edhe flokëkuqet dhe e bën lëkurën të duket më e re dhe më rrezatuese falë tonit të ngrohtë që reflekton dritën në fytyrë.
Karamele
A jeni zeshkane shumëvjeçare? Rifreskoni flokët me xhufka ngjyrë karamele! Një ton i ngrohtë e bën fytyrën tuaj të duket më e butë. Dhe është e lehtë për t’u mirëmbajtur, veçanërisht nëse lyeni vetëm skajet për të theksuar tiparet tuaja.
E zezë e butë
Zakonisht zgjidhni një të zezë të fortë që mbulon thinjat? Zgjidhni një version më të butë. Shpesh duket më e shëndetshme dhe më e shndritshme, duke e bërë modelin e flokëve më në modë.
/Telegrafi/