Site icon Telegrafi

Këto katër kompani do t’ju bindin se ÇDO GRUA është e përsosur si MODELE e të BRENDSHMEVE

Bota është e mbushur me stereotipe. Të gjithë ne shohim femra dhe meshkuj të bukur në ballinat e çdo reviste të modës.

Sidoqoftë, jeta reale është shumë larg përsosmërisë, dhe hulumtuesit e marketingut më në fund e kanë kuptuar se bukuria natyrale nxitë më shumë emocione, transmeton Telegrafi.

Më poshtë i keni disa reklama të pesë kompanive të modës, ku në qendër të vëmendjes janë gratë e zakonshme. Ato mund të mos jenë të përsosura, por janë të mrekullueshme!

“ModCloth”

Kjo kompani kishte vendosur t’i ftojë punëtorët e vet të marrin pjesë në reklamat e bikineve të reja, në vend se të punësonte modele profesioniste dhe të bukura.

Fotografitë janë shkrepur gjatë një pushimi të zakonshëm, ndërsa gratë pjesëmarrëse e kanë ditë se fotot nuk do të modifikohen me ‘Photoshop’.

 

Lonely”

Kompania e të brendshmeve, me seli në Zelandën e Re, ka marrë shumë reagime pozitive përmes këtij projekti interesant.

Fillimisht, reklamat e kësaj kompanie shfaqnin aktore të njohura nga seriali “Some Girls”, por tani ballina e faqes së kompanisë është e mbushur me gra të ndryshme nga e gjithë bota – ato janë të holla, të plota, me tatuazhe, me shenja në trup, pozojnë në shtëpi etj.

Qëllimi i projektit është i thjesht: bikinet i rrinë mirë çdo gruaje.

“Naja”

Kjo ide ishte krijuar nga Catalina Girald dhe Gina Rodriguez – themelueset e brendit – dhe gratë me ngjyra të ndryshme të trupit do të pozonin për foto-projektin “Nude for All”.

“American Apparel”

Për momentin, kompania është duke u ballafaquar me sfida të ndryshme, por kampanja e tyre e vitit 2014 ishte diçka që nuk harrohet lehtë.

62 vjeçarja Jacky O’Shaughnessy ishte bërë fytyra e brendit atëkohë – të cilën agjenti i kompanisë e kishte parë në një kafene.

Slogani i kampanjës kishte qenë, “Të qenit seksi nuk ka afat skadimi”. /Telegrafi/

Exit mobile version