Site icon Telegrafi

Këto janë zv. ministrat e BDI-së në Qeverinë e re të Maqedonisë

Edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kanë dalë emrat e kandidatëve të cilët do të marrin postet e zv. ministrave që i takojnë kësaj partie në qeverisjen e re, njofton Telegrafi Maqedoni.

Burime të Telegrafit Maqedoni brenda BDI-së konfirmojnë se nga emrat e përcaktuar, BDI-ja u ka besuar postet disa nga ministrat dhe zv. ministrat e Qeverisë teknike. Agim Nuhiu do të mbetet në MPB, pra zv. ministër, kurse Bekim Maksuti do të vazhdojë në atë të mbrojtjes.

Edhe Shiret Elezi do të vazhdojë të jetë pjesë e Qeverisë, por si zv. ministre e Financave, ndërkaq Visar Ganiu do të jetë zv. ministër i Arsimit dhe Shkencës./Telegrafi/

Exit mobile version