Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 11 qershor.
“Koalicioni PDK-AAK-NISMA, bashkë më partitë tjera ka marrë 33.74% votave. Vetëvendosje 27.49% dhe LDK 25.53%”, ka thënë Daka.
Ndërkaq nga pakicat Lista Serbe ka marrë 44 mijë e 578 vota, Partia Turke 7 mijë e 852 vota, Koalicioni VAKAT 6 mijë e 444 vota, Nova Demokratska Stranka 3 mijë e 561 e kështu me radhë. /Telegrafi/