Site icon Telegrafi

Këto janë vendet më të rrezikuara nga terrorizmi në Evropë, mësoni në cilin vend gjendet Shqipëria (Foto)

Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, ka publikuar një hartë të Evropës, në të cilën vendet janë të ndara në katër kategori, në bazë të nivelit të rrezikshmërisë dhe terrorizmit që i kërcënon ato.

Ndër vendet më të rrezikuara janë Gjermania, Franca, Turqia, Belgjika dhe madje edhe Mbretëria e Bashkuar, derisa “oazë e paqes” janë vendet si: Islanda, Republika Çeke, Hungaria, San Marino dhe Zvicra, transmeton Telegrafi.

Harta

Territoret e shënjuara me ngjyrë të kuqe, shfaqin shkalën më të lartë të rrezikshmërisë ndaj terrorizmit, ku gjithashtu paraqiten pjesët e Evropës “që janë objektiva të parapëlqyer” për sulmuesit.

Në këtë grup futen Britania e Madhe, Turqia, Belgjika, Gjermania, Franca, Spanja dhe Rusia.

Vendet e shënjuara me ngjyrë portokalli, futen në grupin e vendeve ku shkalla e aktiviteteve terroriste është paksa më e ulët, transmeton Telegrafi.

“Pjesën e portokalltë nga Evropa” e përbëjnë Austria, Azerbajxhani, Bosnja e Hercegovina, Qipro, Danimarka, Greqia, Italia, Kazakistani, Maqedonia, Holanda, Suedia dhe Ukraina.

Vendet e shënjuara me ngjyrë të verdhë, kanë nivelin tejet të ulët të shkallës së aktiviteteve terroriste, ku bën pjesë Shqipëria, Bjellorusia, Bullgaria, Kroacia, Finlanda, Irlanda, Luksemburgu, Monako, Mali i Zi, Norvegjia, Portugalia, Rumania dhe Sllovakia.

Ndërsa vendet e shënjuara me ngjyrë të gjelbër që përbëjnë “oazën e paqes” në Evropë janë Andorra, Armenia, Çekia, Estonia, Hungaria, Islanda, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Malta, Moldavia, Polonia, San Marino, Sllovenia dhe Zvicra. /Telegrafi/

 

Exit mobile version