Njollat e djersës janë dukuri e zakonshme, por që me të vërtetë disa ndjehen të pakënaqur dhe të turpshëm me këtë gjë.
Gunjan Gaur, ekspert i grimit dhe drejtor ekzekutiv i ALPS Cosmetic Clinics, i tregon disa truqe të cilat i parandalojnë njollat e djersëve në sqetullat tuaja, transmeton Telegrafi.
Vëni jastëk të djersëve
Nëse nuk e keni ditur, ekzistojnë disa jastëk të djersëve të cilët mund t’i vendosni nën sqetulla për të parandaluar njollat.
Jastëku e pinë djersën dhe e mban lëkurën e thatë!
Përdorni antipersiprant
Deodoranti nuk bën asgjë për të parandaluar njollat e djersëve në rroba.
Sidoqoftë, në vend të deodorantit mund të përdorni antipersiprant, i cili ndihmon ta mbani lëkurën e thatë dhe pa njolla.
Rruani sqetullat rregullisht
Kjo gjë e parandalon djersën të akumulohet në sqetullat tuaja, si dhe e pastron zonin nga të gjitha bakteret.
Veç kësaj, nëse i rruani sqetullat rregullisht, do të parandaloni aromat e tmerrshme. /Telegrafi/