Site icon Telegrafi

Këto janë tri ngjyrat dominuese sipas floktares së të famshmeve

Tracey Cunningham është ajo që transformon flokët, sidomos në radhët e damave të njohura

E mbani mend kur Kim Kardashian u bë bionde? Pas këtij ndryshimi qëndron ideja dhe dora e Cunningham.

Ajo është njëherësh përgjegjëse për ndryshimin më të fundit të ngjyrave të Emma Stone nga e kuqja në bionde, dhe më pas përsëri në të kuqe.

Por, cilat janë tri ngjyrat dominuese për flokët gjatë këtij sezoni? Sugjerimet e ekspertes janë këto:

E kuqe, e pastër si Emma Stone

Emma ishte bionde rreth dy ose tre javë më parë. Aktorja kishte kërkuar një ndryshim dhe kapërcimi ishte në të kuqe, por jo të zbehtë, por të theksuar dhe me shkëlqim. Nuanca e të kuqes së errët është një nga më të kërkuarat për këtë sezon.

Brune “korb” si Riley Keough

Riley u bë brune ndërsa ishte në Paris për sfilatën e një shtëpie të famshme mode, por së fundmi ajo bëri një tjetër ndryshim pak para Golden Globes. Aktorja donte flokët e errët, kështu që elementi i vetëm që u shtua sipas parukieres Tracey është shkëlqimi.

Bionde me nuancat e ftohta të hirit si Carey Mulligan

Ky dimër ka kryefjalë gocat bionde! Duket sikur të gjitha janë bërë bionde! Aktorja Carey ka zgjedhur tonet e biondes të ndërthurura me një bazë më të mbyllur dhe fije të ftohta në ngjyrë hiri.

Exit mobile version