Është makthi i çdo prindi, mendimi që një person mund të rrëmbejë fëmijët e tyre të pambrojtur.
Megjithatë, rezulton se fëmijët nuk janë edhe aq të pafuqishëm siç është menduar deri më sot, dhe kjo falë tri lëvizjeve që iu nevojiten t’i mësojnë për të shmangur rrëmbimin, transmeton Telegrafi.
Trajneri i arteve marciale Matt Fidder nga Calne, Ëiltshire i Anglisë, i ka demonstruar për Mail Online, tri lëvizjet mbrojtëse që mund ta shpëtojnë cilindo fëmijë nga rrëmbyesi i mundshëm.
Në videon e postuar më poshtë, trajneri Fidder me ndihmën e 11-vjeçares Melissa, demonstron teknikat e thjeshta që ai mendon se duhet t’i dijë çdo i ri. /Telegrafi/