Sindroma para-menstruale
Ndër arsyet më të zakonshme për gjokse të ndjeshme është sindroma para-menstruale, ose ndryshimi hormonal në trup që ndodh si pasojë e menstruacioneve.
Ndryshimet në nivelet e estrogjenit në trup zakonisht manifestohen me ënjtje apo brishtësi të gjinjve.
E keni tepruar me ushtrime fizike…
Keni dëshiruar të forconi pjesën e epërme të trupit përmes ushtrimeve fizike, keni filluar të qoni pesha dhe të bëni pompa?
Atëherë padyshim që ndjeni dhembje në gjinj, mirëpo dhimbja nuk vjen nga gjinjtë.
Faktikisht, muskujt e gjinjve janë ata që po jua shkaktojnë dhimbjen!
Nuk jeni duke i vënë jelekët e duhur
Jelekët e madhësisë së gabuar e dëmtojnë shëndetin e gjinjve.
Nëse jelekët janë shumë të ngushtë, padyshim që do të përjetoni shumë dhimbje gjatë ditës.
E njëjta gjë ndodh nëse jelekët janë më të mëdhenj se madhësia aktuale e gjinjve tuaj. /Telegrafi/