Telegrafi

Këto janë tre vendimet e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë

Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë ka miratuar rregulloren për llogari dhe raporte financiare për bankat dhe kursimoret, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rregullora përfshinë tre vendime, metodologjinë për evidentimin dhe vlerësimin e artikujve llogaritës, si edhe për përgatitjen e raporteve financiare, pastaj vendimin për llojet dhe përmbajtjet e raporteve financiare të bankave, si edhe vendimi për ndryshimin e Vendimit për planin llogaritës për bankat.

Këto vendime vijnë si rezultat i përshtatjes me Standardet ndërkombëtare për raportim financiar. Ky standard ka të bëjë me të gjitha aspektet e instrumenteve financiare, respektivisht mjeteve financiare dhe obligimeve financiare.

Standardi përmban dispozita për kriteret për njohjen, klasifikimin dhe matjen, përmirësimin e vlerësimit, mosnjohjen dhe llogaritjen për t’u mbrojtur nga rreziqet për instrumentet e duhura financiare./Telegrafi/