Site icon Telegrafi

Këto janë tre aeroportet më të rrezikshme në botë (Foto)

Në vitin 2010, History Channel ka publikuar një listë të aeroporteve më ekstreme në mbarë botën, duke u bazuar në terrenin e rrezikshëm dhe ndërtimin e dobët të pistës.

Shumë nga këto janë aeroportet më të rrezikshme, por jo të gjitha, pasi “ekstreme” është një klasifikim më i gjerë se sa të rrezikshme.

Pra, cilat aeroporte janë vërtetë më të rrezikshmet?

Lukla Airport, Nepal

 

Pista e gjatë vetëm 0.60 km e këtij aeroporti përfundon nga një gardh, për mbrojtje nga shkëmbi malor. Vetëm helikopterët dhe aeroplanët e llojit Twin Otter mund të zbresin në të.

Aeroporti International Toncontin, Honduras

 

Veçanërisht në mot me shi shpesh, qasja në pistën e këtij aeroporti është më e vështira në botë – për të gjithë avionët, duke pasur parasysh terrenin malor dhe një nga pistat më të shkurtra në botë. Distanca për ulje është 1.6 km, dhe pilotët mund t`a gjejnë veten të papërgatitur për ulje të shpejtë dhe për të luftuar erën. Dhjetë aksidente dhe 160 vdekje kanë ndodhur në këtë pistë.

San Diego International, SHBA

 

Gjashtë aksidente kanë ndodhur këtu. Rrethuar nga male në anët veriore dhe lindore të aeroportit, erëra të forta dhe me pretendimet e Meksikës se i takon hapësira ajrore në jug ky vend është aeroporti i tretë më i rrezitëm në botë.

Exit mobile version