Telegrafi

Këto janë “Top 5” kompanitë më të suksesshme në Maqedoni, sipas OEMVP-së

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) edhe këtë vit organizoi ngjarjen tashmë të njohur dhe ekskluzive për përzgjedhjen e kompanive më të suksesshme dhe më të fuqishme në vend “TOP 100”.

Sipas kritereve të OEMVP-së, nga 20 mijë kompanitë e analizuara, top 5 kompanitë në Maqedoni gjatë vitit 2021 kanë qenë: ”

1. Kipper Market”

2. “ATS Group”

3. “Pucko Petrol”

4. “Dauti Komerc”

5. “PoFix”

Kompania me rritje më të madhe në vitin 2021, u shpall “Dekor Tekstil”. Kompania më e suksesshme e udhëhequr nga një grua u shpall “Dogan Air”. Këtë vit u nda edhe çmimi për kompaninë më të mirë me “Eko-investim” të cilin e mori ” International Fresh Food. Kompani për partneritet më të suksesshëm u shpall “Vardar Dolomit”.

Në këtë ngjarje i pranishëm ka qenë edhe zv.kryeministri i Qeverisë së RMV-së për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, i cili tha se ndihma e qeverisë për bizneset ka treguar seriozitetin dhe partneritetin qeveri – biznese.

“Sot ndjehem aq i lumtur sikur kthehesh në shtëpi. Nuk duhet të harrojmë sfidat që i kemi pasur së bashku. Rritja e kompanive të OEMVP tregon fuqinë e tregut dhe kreativitetit të kompanive për të bërë mirë. Ndihma e qeverisë për bizneset me 6 pako të sjellura tregon seriozitetin e partneritetit qeveri dhe biznese. Duartrokas kompanitë për suksesin. Kjo ndikon në përmirësimin e produktivitetin e kompanive” tha Bytyqi.

Nga OEMVP njoftuan se “TOP 100” kompanitë këtë vit kanë pasur 920 milionë euro qarkullim, si dhe 72 milionë euro fitim dhe 74 milionë euro investime./Telegrafi/