Dihet tashmë që festa e Bajramit është më se e pritur dhe e pëlqyer nga të gjithë myslimanët e botës, dhe si e tillë arrin të depërtojë edhe deri te figurat e njohura publike, veçanërisht këngëtarët të cilët janë më socialë.
Ndoshta nuk e keni ditur, por disa artistë shqiptarë edhe i kanë kënduar kësaj feste kaq të begatshme, nuk mund të themi që këto këngë kanë qenë hite dhe kanë marrë miliona klikime, por sido që të jetë janë pëlqyer dhe dëgjuar nga publiku enkas në ditën e festës.
Sot (e hënë) me rastin e festës së Kurban Bajramit, Telegrafi jua sjell këngët më të mira për festën e Bajramit të kënduara nga artistët shqiptarë.
Adem Ramadani- Kudo Festë
https://www.youtube.com/watch?v=uvxVf2llkqc
Është i njohur për këngët “Ilahi”, këngëtari Adem Ramadani së bashku me grupin e tij sollën këngën “Festë Kudo”, e cila është pëlqyer dhe dëgjuar shumë nga publiku.
Shyhrete Behluli – Me Fat Bajrami
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, para disa viteve publikoi këngën “Me fat Bajrami”, këngë kjo e cila u lansua me rastin e festës dhe është pëlqyer gjithashtu nga publiku i saj.
Gili – Për Bajram
https://www.youtube.com/watch?v=5PX2-gxOd6Y
Edhe këngëtarja Gili i ka kënduar Bajramit, vitin e kaluar ajo e publikoi këtë këngë me një tekst shumë të veçantë nga Ilir Berani. Kënga përshkruante në tërësi gjithë përgatitjet që bëhen me rastin e kë festës së Bajramit.
Artiola Toska – Ku do ta bëjmë Bajramin sonte
Këngëtarja nga Shqipëria, Artiola Toska, ka kënduar një këngë shumë të bukur për Bajram. Vite më parë ajo interpretoi këngën “Ku do ta bëjmë Bajramin sonte”, një këngë e bukur dhe ritmike e cila depërtoi në zemrat e publikut. /Telegrafi/