Edhe këtë vit na vie me disa nga artistët më të mirë shqiptar, dhe pse ka ende dhe pak kohë deri sa të prezantohen të gjithë pjesëmarrësit shumica dërmuse e këngeve pjesmarrëse çdo javë janë prezantuar në emisonin e prezantuesit të festivalit Ardit Gjebrea.
E sipas klikimeve në Youtube kënga më e ndëgjuar e këtij festvalit është edhe befasia e këtij vitit.
Në vendin e parë është bashkpunimi i papritur në mes Bruno& Artiola Toskas me këngën ‘Mirmëngjës Dashni’ e cila deri më tani ka kapur shifrën e 2.1 milon klikime.
Kënga eshte realizuar në studio e ThreeDots, një krijim i Flori Mumajesit i cili tashmë është ‘familjarizuar’ me festivalin dhe gjithonë qëllon në shenjë dhe rrëmben çmimet kryesore të festivalit.
‘Nëntori’ ishte balada e cila preku zemrat e shumë njerëzve ,një prurje e Arilena Arës e cila ktheu dhe një herë në plan të parë zërin e saj dhe ndjeshmërinë të cilën e solli me këngën e saj.
Deri tani kënga ‘Nëntori’ ka arritur shifrën e 2 milon klikimeve dhe njëherit është rivali më i fort i këngës ‘Mirmëngjes Dashni’.
Në vendin e tretë vjen balada e këngëtares Rozana Radi, e cila trajton një temë shumë të ndishme të keqtrajtimit të gruas.
Kënga mori kritika shumë pozitive dhe u përkrah shumë dhe derisa tashmë ka arritur 1.3 milon klikime në Youtube duke u rradhitur kështu si e treta në këtë listë të ngushtë.
Nese nuk do të kemi ndonjë suprizë tjetër të madhe në prezantimet e këngeve të ardhshme duket se konkurrenca do të jetë mes treshes në fjalë. /Prive/