Forcat speciale më elitare janë disa nga njësitë më të mirë-trajnuara dhe më të frikshme që një vend mund të krenohet.
Ata shkojnë atje ku ushtarët e thjeshtë kanë frikë të shkelin, duke i rezistuar kërcënimeve më të frikshme, duke u marrë me objektiva strategjike dhe duke kryer misione të guximshme shpëtimi.
Edhe pse është e vështirë t’i rendisësh këto forca, ata janë njësi që dallohen nga të tjerët për vështirësinë e misioneve që kryejnë dhe për frikën që i ngjallin kundërshtarëve të tyre.
Ata janë trajnuar me ushtrime të një standardi që jo të gjithë mund t’i bëjnë. Janë pikërisht këto forca ku shteti mbështetet që një mision i pamundur të mbarohet.
8- Grupi i Shërbimeve Speciale, SSG, në Pakistan njihet ndryshe në vend si grupi i “Lejlekëve të Zinj”, për shkak të kapele të tyre unike. Trajnimi i tyre përfshin marshim 36 milje në 12 orë dhe 5 milje vrap në 50 minuta.
Në nëntor të vitit 2009, komandot e SSG-së mësynë në një zyrë ndërtese duke shpëtuar 39 persona të kapur peng nga militantët talibanë.
7- Njësia e Operacioneve Speciale në Spanjë, ose Forcat Speciale Detare, siç njihen prej vitit 2009, kanë qenë prej kohësh një prej forcave speciale më të respektuara në Europë. Ata u themeluan në vitin 1952.
Për fitimin e beretës jeshile nuk është aspak e lehtë, dhe prandaj 70-80% e kandidatëve për t’u rekrutuar nuk ja arrijnë qëllimit.
6- Grupi rus Alfa është një nga njësitë e forcave speciale më të njohura në botë. Njësia elitare antiterrorizëm, u krijua nga KGB-ja në vitin 1974 dhe sot mbetet nën homologun e KGB-së modern, FSB.
Grupi Alfa u kritikua shumë gjati krizës së pengjeve në Moskë në vitin 2002, kur 129 pengje vdiqën nga efekti i gazit që u përdoru për të arrestuar militantët terroristë në një teatër.
5- Nga të gjithë forcat anti-terroriste në botë shumë pak mund të krahasohen me Grupin e Xhandarmërisë së Francës (GIGN). Grupi përbëhet nga 200 vetë që janë të trajnuar veçanërisht për shpëtimin e pengjeve. Ata thonë se kanë liruar deri në 600 persona që kur janë formuar në vitin 1973. Por është në kundërshtim me ligjin francez të publikosh fotot dhe emrat e pengjeve.
Një nga misionet më të jashtëzakonshme të GIGN ishte konfiskimi i Xhamisë së Madhe në Mekë në vitin 1979. Duke qenë se në qytetin e shenjtë ndalohen jo-myslimanët, tre komando të GIGN u konvertuan në myslimanë sa për të ndihmuar forcat e armatosura saudite për të rimarrë xhaminë.
4- Sayeret Matkal e Izraelit është një tjetër njësi elitare në botë. Qëllimi i saj kryesor është grumbullimi i sa më shumë informacioneve dhe shpesh operon në thellësi të linjave të armikut. Gjatë kampit të përzgjedhjes, kandidatët për t’u rekrutuar që i nënshtrohen trajnimeve dhe ushtrimeve të vështira, janë nën mbikqyrje qe vazhdueshme nga doktorët e psikologët. Më të fortët ia arrijnë.
Në vitin 2003, taksisti izraelit Eliyahu Gurel u mor peng pasi trannsportoi 4 palestinezë në Jeruzalem me taksinë e tij. Por njësia izraelite arriti ta shpëtonte atë në një gropë 10 metra të thellë në një fabrikë të braktisur, transmeton tiranaobserver.
3- Shërbimi Ajror Britanik (SAS) ka një moto: “Kush guxon, fiton”.
Përsa i përket rolit të SAS në luftën e Irakut, gjenerali amerikan Stanley McChrystal u përgjigj: “Thelbësorë, nuk do t’ia kishim dalë pa ata”.
2- Ekuivalentë me marinsat amerikanë, është edhe Shërbimi Special në Mbretërinë e Bashkuar.
Procesi i zgjedhjes përfshin një test rraskapitës durimi, trajnimi në xhungël gjatë shtrëngatave të shiut dhe trajnime luftarake për mbijetesë. Dhe ke vetëm dy përpjekje për të kaluar.
1- Për t’iu bashkuar Marinsave Amerikanë, duhet të bësh 42 pompa në minutë, 50 ngritje në hekur në 2 minuta, dhe të vraposh 1.5 milje për 11 minuta. Dhe kjo është sa për nxehmje. Trajnimi nuk ka filluar akoma. Në foton më poshtë është një marins amerikan duke pirë gjakun e kobrës gjatë një ushtrimi mbijetese në xhungël.