Telegrafi

Këto janë temperaturat e regjistruara sot në Maqedoni

Enti Hidro-Meteorologjik bën të ditur se sot në Gjevgjeli dhe Demir Kapi është matur temperatura më e lartë ditore prej 38°C, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Strumicë temperatura arriti në 36°C, pastaj në Shkup e Shtip, 35°C, Manastir 34°C, Tetovë 34°C, Prilep dhe Vinicë 33°C, Topollçan dhe Ohër 32°C, Kriva pallankë, Pozharan, Gjurishtë 31°C, Berovë dhe Petrovë 30°C, Mavrovë 28°C dhe Llazaropole 25°C.

Në disa pjesë malore të vendit ka patur të reshura shiu dhe vetëtima. Temperatura të larta na presin edhe nesër./Telegrafi/