Madje, këta të fundit janë në numër mjaft të madh për dallim nga vitet e fundit, që nënkupton se klubet kosovare janë drejtuar edhe kah tregu i huaj.
Pa dyshim, skuadra më e përforcuar është FC Prishtina, që ka marrë 15 lojtarë, prej tyre, gati gjysma të huaj, nga Afrika.
As skuadrat tjera nuk mbesin prapa. Kampioni vjeshtor, Feronikeli, u përforcua 100 për qind me lojtarë vendorë, kurse Hajvalia solli katër lojtarë të huaj dhe katër vendorë.
Besa ka “goditur” me dy të huaj dhe tre vendorë, derisa Gjilani ishte mjaft aktiv, duke sjellë shtatë vendorë dhe tre të huaj.
Trepça ’89 po ashtu mori tre të huaj dhe një shqiptar. Vushtrria, edhe pse kishte paralajmëruar se do të transferojë lojtarë të huaj, u fokusua vetëm në tregun vendor, njëjtë si befasia e vjeshtës, Llapi, por edhe Liria, Drenica e Drita. Me lojtarë të huaj befasoi edhe Istogu, i cili e synon mbijetesën.
Lista e transfereve
Hajvalia: Eduar Badallaj, Mateues Dasilva, Lucas Mateus, Sergio Antonio Da Jemi, Armend Blaqkori, Driton Selimi, Granit Begolli, Fisnik Gjoni;
Istogu: Otshudi Yomi J.Pierre, Hamedi Kibimbi Victor, Agron Cacaj, Enis Velia, Visar Haklaj;
Feronikeli: Mark Milicaj, Bujar Shabani, Burim Sadiku, Isa Eminhaziri, Ismet Caka, Ard Limani;
Liria: Driton Mehmeti, Driton Vokshi, Behar Rifaj, Shpat Tabaku;
Besa: Bisheviq Ramazan, Dejan Damjanoviq, Egzon Gashi, Leotrim Gashi, Ditëlind Reshiti;
Llapi: Adnan Haxhaj, Egzon Qerimi, Agon Xhaka, Visar Zeneli, Viktor Kukua, Labinot Halili, Rilind Neziri;
Gjilani: Jamar Arago, Richard N.T. Sackey, Alban Rexhepi, Egzon Shabani, Shkëmbim Salihu, Egzon Hyseni, Domat Kaiu, Qëndrim Dautaj, Lion Emanuel Udem;
Prishtina: Gautheir B. Makend, Basit Abdul Khalid, Pavlie M. Mulaba, Landry Yonga Yoka, Igue Imama Ifeme, Ano Banga Mani, Kreshnik Lushtaku, Ilenda Mbenza Flory, Gentrit Dumani, Taulant Dajaku, Qemail Elshani, Granit Kolshi, Liridon Ahmeti, Berat Hyseni, Leonat Vitija;
Drenica: Granit Arifaj, Mergim Rexhaj, Drilon Salihu;
Trepça ’89: Eresen Asani, Chinoso G.Offor, Oto John, Ridëan R. Adechina;
Drita: Betim Halimi, Qendrim Sejdiu, Florim Berisha, Shqiprim Kelmendi;
Vushtrria: Yll Prekopuca, Besnik Dushi, Ilir Izmaku, Lulzim Neziri, Rinor Havolli, Martir Shala.